Flet Lindita Theodori kujton ditët e bukura tek “Kafe Flora”
Live From Tirana • 11:12 02/03/2021
Sot në “Live From Tirana” ishte në një lidhje telefonike nga Londra, këngëtarja e mirënjohur Lindita Theodhori. Pas një pauze të shkurtër nga bota e medias, zëri i saj vjen sërish pranë jush vetëm në TAR, ku artistja ka shprehur si e ka përjetuar periudhën e karantinës dhe çfarë i ka munguar më së shumti gjatë asaj kohe. Jam pak natyrë e kujdesshme, ndonjëherë e teproj. Por duke u mbrojtur me anë të këshillave që na janë dhënë, e kemi përballuar mirë. Nuk kemi qenë thjesht të izoluar se kemi bërë me bashkëshortin nga dy-tre orë në ditë ecje. Madje, pranë shtëpisë kam dy ‘coffee shops’ që bënin ‘take away’. Kemi bërë të mundur që të bëjmë një kafe speciale në familje. Ylli i muzikës së lehtë shqiptare, bëhet nostalgjike dhe i krahason kafetë e asaj kohe me ato të ditëve të sotme dhe marrëdhënia me meshkujt. Theodhori thotë se: Në atë kohë kishte një lezet të madh, kafe Flora. Kafetë e mbushura plot me femra tepër të bukura. Edhe sot në Shqipëri kur futem në kafe, unë gjithnjë kujtoj imazhin e kafe ‘Flora-s’. Kafet në Shqipëri janë shumë të bukura, sikur të ishin edhe në Londër, këtu janë kafe lordash! Kam vajtur dhe në kafet e bllokut sot, shumë kafe, atëherë ka qenë kafe ‘Flora’ e famshme dhe Dajti. Si kafe ‘Flora’ nuk kishte! Një shije e paparë kur e pije kafen me shoqet e tua dhe meshkujt të ulur përballë që na shikonin…” Këngëtarja e hitit të njohur “Kafe Flora”, u shpreh se dëshironte të bënte një projekt të ri që nga viti i kaluar, por është shtyrë për një moment tjetër për shkak të pandemisë. Gjithsesi mbetemi në pritje të projekteve të bukura nga Lindita. Genta Hodo Ksenja Shoshaj Lindita Theodhori Danko DJ
“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia!
Live From Tirana 13:54 21/07/2026
“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia: U mor në…
Live From Tirana 13:48 21/07/2026
28 milion €, shifrat ekstreme që investojnë shqiptarët në makinat e tyre, ‘sekretet’ & të pathënat!
Live From Tirana 13:56 20/07/2026
“Steroidet ndihmojnë në jetën s*ksuale”, deklarata e trajnerit të fitnesit ngre debat në studio!
Live From Tirana 14:03 18/07/2026
“Kush i ka prekur?”/ Proteza në zonën e vitheve, trondit mjeku kirurg!
Live From Tirana 14:13 16/07/2026
“Shqiptarët në Top 5 në botë nga madhësia e pen*sit”, shokon mjeku kirurg:Nivele të larta anatomike!
Live From Tirana 14:09 16/07/2026
“Njerëzit kërkojnë gjëra të veçanta”, mjeku kirurg zbulon ‘sekretet’ rreth operacioneve plastike!
Live From Tirana 14:06 16/07/2026