E lindur në vitin 1997 nga prindër shqiptarë, Heidi Baci ka jetuar gjithmonë në Pescara . Pas një të shkuare si modele, në vitin 2018 mori pjesë edhe në përzgjedhjet për Miss Italia, ajo u diplomua për bioteknologji në vitin 2019. Me kalimin e viteve ajo është afirmuar si sipërmarrëse në sektorin detar. Heidi u bë e njohur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP Albania 3”. Pas kësaj eksperience, ajo mori rolin e moderatores në “Big Brother Fan Club” një vit më vonë, ka qenë pjesë e panelit të “Goca & Gra” dhe në dhjetor 2025 i bashkohet Blendi Salaj në programin e mëngjesit “Wake Up”.