Indri Hoxha dhe An Murati: “Kemi super rrugë të bukura për gara, por na mungon kultura”
Live From Tirana • 17:02 08/02/2021
Në emisionin “Live From Tirana” për të folur rreth sigurisë rrugore ishin të ftuar Indri Hoxha, përfaqësues i grupimit së motor-sportit në Shqipëri “Illyrius Motor Sport” si dhe An Murati, përfaqësues i Komunitetit më të madh Automobilistik Shqiptar, “Speed Hunters”. Të rinjtë organizohen dhe zhvillojnë gara të ndryshme si garat me Simulator, Go-Kart, HillClimb dhe Drag. Sa i përket mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në Shqipëri, Indri dhe Ani u shprehën se: Si femrat ashtu dhe meshkujt duhet të mësojnë të respektojnë rregullat e vendosura dhe të mos ta kenë mendjen tek telefoni apo tualeti. Të qenurit shofer do të thotë të kesh në dorë jetën e tjetrit. Manovrat në rrugë janë të rrezikshme si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Të dyja gjinitë gabojnë. Të pyetur nga moderatoret Genta Hodo dhe Ksenja Shoshaj se përse shumica e njerëzve në Shqipëri nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, Indri dhe Ani u shprehën: Në Shqipëri egziston akoma mentaliteti që në rrugë unë jam i pari dhe askush nuk mund të më parakalojë. Këto sjellje vinë si pasojë e gabimeve në të shkuarën ku patentat jepeshin me mik. Na duket vetja pilota dhe kemi mungesë të theksuar të kulturës rrugore. Ne kemi super rrugë të bukura për gara, por na mungon kultura. Indri dhe Ani përsëritën thirrjen e të paturit një pistë në Shqipëri për garat me makina si dhe ndërgjegjësimin e instancave përkatëse për rregullat e qarkullimit rrugor. Ndërkaq ata dhanë edhe një mesazh për të gjithë shoferët: Ecni me kujdes, mos lini adrenalinën t’ju marrë në qafë. Ndërgjegjësohuni, respektoni veten, të tjerët dhe familjen tuaj. Genta Hodo Ksenja Shoshaj Indri Hoxha An Murati Danko Dj
“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia!
Live From Tirana 13:54 21/07/2026
“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia: U mor në…
Live From Tirana 13:48 21/07/2026
28 milion €, shifrat ekstreme që investojnë shqiptarët në makinat e tyre, ‘sekretet’ & të pathënat!
Live From Tirana 13:56 20/07/2026
“Steroidet ndihmojnë në jetën s*ksuale”, deklarata e trajnerit të fitnesit ngre debat në studio!
Live From Tirana 14:03 18/07/2026
“Kush i ka prekur?”/ Proteza në zonën e vitheve, trondit mjeku kirurg!
Live From Tirana 14:13 16/07/2026
“Shqiptarët në Top 5 në botë nga madhësia e pen*sit”, shokon mjeku kirurg:Nivele të larta anatomike!
Live From Tirana 14:09 16/07/2026
“Njerëzit kërkojnë gjëra të veçanta”, mjeku kirurg zbulon ‘sekretet’ rreth operacioneve plastike!
Live From Tirana 14:06 16/07/2026