“Joker”, këmbanë alarmi për shëndetin mendor!
@ the Movies • 17:01 30/01/2021
Programi dedikuar kinematografisë në TAR, “At the Movies”, risolli sot në vëmendje filmin shumë të diskutuar, “Joker”. Në fund të 2019-ës filmi tërhoqi tej mase vëmendjen, po aq sa debate e madje edhe protesta në Amerikë, duke e cilësuar atë si nxitës të dhunës. Elsa Ymeri, moderatore dhe psikologe, komentoi aspektin socio-psikologjik dhe mesazhet që përcolli “Joker”. Shumë do bënin fajtor individin, Joker-in, një person me probleme të shëndetit mendor, për të gjithë jetën e tij, ndërsa disa të tjerë do ia hidhnin fajin sistemit dhe shoqërisë që i lë ata në harresë. E vërteta është se Jokeri është ‘produkt’ i të dyjave, individi nuk është përgjegjës për atë që është, por edhe i shoqërisë dhe institucioneve që tregohen indiferentë dhe nuk bëjnë punën me persona të tillë. Realiteti shqiptar është ende paragjykues ndaj problemeve të tilla në shoqërinë tonë. Të mos harrojmë se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik. Por shoqëritë zakonisht bullizojnë, sulmojnë dhe stigmatizojnë persona të tillë. Madje keqinterpretojnë pa analizuar çfarë po shohin. Në kinema shumë gajaseshin me të qeshurën histerike të Arthur Fleck. Ndër të tjera ajo shtoi se provokimi social është një faktor kyç sepse çdo reagim që shoqëria bën për të stigmatizuar, bullizuar apo fyer një person, përkthehet në një furi veprimesh të dhunshme nga ana tjetër. Këtë e dëshmon fakti që ai vret ne studio live prezantuesin e programit ku është i ftuar. Është fjala për një akumulim ngjarjesh dhe përvojash të pashprehura, të cilat në pikën e vlimit e kanë fatal shpërthimin. Ai është i abuzuar fizikisht, i neglizhuar. Është nje bombë në lëvizje, në pritje për të shpërthyer dhe e gjitha për shkak të streseve te kaluara, dhunës, humbjes së punës! Edi Hallaçi Arta Sinamati Elsa Ymeri Wizii Dj
“The Odyssey”, premiera e momentit pushton kinematë!
@ the Movies 14:01 17/07/2026
Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, traditat muzikore të Labërisë, ja detajet!
@ the Movies 13:59 17/07/2026
“The Strain” dhe “Lucky”, serialet që nuk duhen humbur këtë verë!
@ the Movies 13:58 17/07/2026
Nga filmat e rinj e deri tek teoritë konspirative, ja sugjerimet tona se çfarë të shihni me miqtë!
@ the Movies 11:50 20/06/2026
Jeni ndopak spiritualistë?! Këto filma dhe seriale nuk do të donit t’i humbisnit…
@ the Movies 11:50 20/06/2026
Alienët “zbresin” në Cineplexx/ Premiera në kinema që do t’ju lërë me gojë hapur…
@ the Movies 11:50 20/06/2026
Dramë, intriga dhe pak thriller… Çfarë solli sezoni i fundit i “Euphoria”!
@ the Movies 00:02 13/06/2026