Julian Hurdha

Lindur dhe rritur në Tiranë në vitin 1995. Diplomuar për Aktrim në Universitetin e Arteve, Tiranë.

Prej rreth 7 vitesh pjesë e shfaqjeve të ndryshme teatrale, spoteve publicitare dhe disa filmave me metrazh të shkurtër.

Përtej skenës, zgjedh të provojë radion, ku prej 5 vitesh është moderator dhe skenarist. Në vitin 2024 i besohet prezantimi festivalit të këngës për fëmijë Junior Fest 2024.

“Radio ishte magji. Që ditën e parë ndjeva fuqinë që ajo ka; Ti je në mikrofon dhe ke mundësinë ti zbukurosh udhëtimin dikujt. Bëje! Jep pozitivitet, shoqëroje me një këngë të bukur… edhe La vita e Bella -thotë Benigni.”