Kokëdhima: Gjest fëminor, Rama gënjeu për premtimet që iu dha klubeve të futbollit, ja çfarë pritet!
PASÓ • 21:00 20/02/2021
I ftuar sot në emision sportiv “Pasó” ishte presidenti i klubit të futbollit Apollonia, Koço Kokëdhima. Klubi i futbollit Apollonia është i qytetit të Fierit, ndërsa ai diskutoi gjerë e gjatë rreth marrëdhënies së sportit me politikën dhe mesa duket gjerat kanë dalë jashtë parashikimeve. Në një intervistë për Top Albania Radio, Koço Kokëdhima shprehet se sporti nuk mund të bëjë dot pa politikën. Sa i përket çështjeve madhore që ka futbolli, Kokëdhima foli edhe për negociatat që nuk u bënë kurrë në futboll. Për fat të keq nuk është përmbushur asnjë nga ato kërkesa të klubeve, ajo që ndodhi në të vërtetë, nuk është se u tërhoqën klubet, por një përfaqësi me tre presidentë të klubeve takoi kryeministrin dhe mori garanci të plota prej tij. Premtime të qarta në prezencë të Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, premtime që ai do t’i plotësonte këto kërkesa dhe ai u angazhua që një nga këto kërkesa do t’i bënte që në javën pasuese dhe pastaj në vazhdimësi do t’i plotësonte dhe i mori si përgjegjsi personale, plotësimin e tyre duke i quajtur ato si kërkesa të drejta. Fakti që ai gënjeu tre presidentët e futbollit nuk është ndonjë meritë për të dhe nuk është një ç’meritë për ata që besuan tek kryeministri dhe tek përbetimet e tij… Pra premtimi që duhet të mbante kryeministri Rama ishte thjesht një gjest pozitiv nga ana e tij, asgjë më tepër, bëhet fjalë për faljen e gjobave dhe kamatvonesave. Kjo për mendimin tim është shumë fëminore dhe shumë e pandershme që të gënjesh përfaqësuesit e një tryeze zyrtare të një institucioni, praktikisht siç është Liga… -shtoi presidenti i klubit të Apollonisë. Gjithashtu, ai theksoi se pas gjithë kësaj, premtimeve që nuk u mbajtën që nga fillimi i nëntorit, më 26 shkurt pritet të bëhet një mbledhje dhe të zgjidhen problematikat më madhore.
Pasó 5 Qershor/ Reali 150m€ për Olise! Botërori ja parashikimet befasuese
PASÓ 22:54 05/06/2026
Pasò 29 Maj/ PSG-ARSENAL, kush e fiton ndeshjen e vitit? Final Four akti i fundit
PASÓ 22:34 29/05/2026
PASO’ 22 Maj. Pse Shqipëria zgjodhi Maran. Grumbullimi i Neymar leviz milionat
PASÓ 21:27 22/05/2026
PASO’ 15 Maj. Mbappe OUT! Luftë e hapur tek Real. Igli Tare drej largimit nga Milan!
PASÓ 21:53 15/05/2026
Pasó 8 Maj/ 1 milionë euro gjobë! Reali fillon bisedat me Mou. PSG-Arsenal duel strategësh
PASÓ 22:07 08/05/2026
Pasó 1 Maj/Spektakel apo teater? Superiorja mes dyshimeve. Champions, Arsenali favorit
PASÓ 22:43 01/05/2026
Pasó 24 Prill/ Guardiola për Italinë? Yamal rrezikon Botërorin…
PASÓ 22:52 24/04/2026