Bazoule, “fshati i krokodilëve” në Burkina Faso, Afrikë, po tërheq vëmendjen e vizitorëve. Krokodilët, të cilët konsiderohen të shenjtë për shkak të një legjende që daton 500 vjet më parë, mbrohen nga banorët vendas në fshatin, i cili është 30 kilometra larg kryeqytetit Vagadugu. Disa nga vizitorët e fshatit prekin krokodilët dhe bëjnë foto me ta.