Je kuriozuar për të shkuarën dhe shpesh nuk ke ditur se si ta takosh? Musine Kokalari është një ndër figurat që kanë ngjallur shumë dyshime, por dhe frymëzim në historinë e vendit tonë. Iris Canaj, regjisore, producente dhe hera-herës tekst-shkruese, në kuadër të projektit Synchromesh, shkroi një tekst për audio dramë mbi jetën e Musine Kokalari. Ky tekst, është pjesë e një trilogjie me titull “Ditar Gruaje”, shkruar dhe regjistruar si audio drama për histori nga Gjeorgjia, Shqipëria dhe Irlanda me aktorë ndërkombëtarë. Një ekip nga shtete të ndryshme, bënë të mundur regjinë, krijimin e muzikës dhe efekteve zanore, regjistrimin teknik, interpretimin dhe prodhimin artistik.
Ti mund ta dëgjosh audio dramën kur je rrugës në timon, në këmbë, në dush, përpara gjumit apo kudo…dhe imagjinata jote, ndihmuar nga zërat dhe përmbajtja, do të të ndihmojnë të takosh një pjesë të së shkuarës, që do të të ftojë ta përjetosh edhe me kuriozitet, por edhe me skepticizëm… Në variantin “Unë dhe Musine Kokalari” në Shqip, Ermir Hoxhaj dhe Lejda Çeli.
Në fund, është vendim i yti, për t’i besuar historisë siç trashëgohet apo për t’i besuar artit, që mund të sjellë qasje mbi realitetin e jetuar…por të ftojmë, që të paktën, të udhëtosh në kohë!
Na ndiqni të premten, më 20 Qershor, ora 21:00, në Top Albania Radio