Niko Komani tregon se çfarë e dallon nga meshkujt e tjerë…
Live From Tirana • 14:44 26/02/2021
Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth botoksit ishte i ftuar stilisti i njohur, Niko Komani. Duke qenë se Niko është imazh i një kompanie që promovon kremrat e fytyrës na tregoi më shumë në lidhje me këtë eksperiencë:
Jam mashkulli i parë në Shqipëri që ndan haptazi rutinën e mëngjesit dhe fundjavës. Nëse do kryej diçka ekstra nuk e kam problem ta publikoj sepse më pëlqen të informoj të tjerët. Dikur kisha rutinën time profesioniste por tani me kompaninë kam kuptuar sekrete të tjera, kam mësuar përbërje kremrash si dhe çfarë më bënë alergji. Nuk më pëlqen ekstremiteti. E mendoj absurde dhe histeri për këta që bëjnë botokse apo acid hialuronike dhe janë vetëm 25 vjeç/e. Më duket budallallëk. Çdo qelizë duhet përjetuar me momentin. Edhe rrudhën e parë ta shijosh. Botoksi duhet bërë pas të 30-tave, kur dhe ti e ke shijuar lëkurën në maksimum. 
Si nis një ditë e zakonshme për Nikon sa i takon kujdesit në fytyrë, stilisti na tregon ndër të tjera se:
Meshkujt dhe femrat e kanë rutinën ndryshe. Unë në rutinën time përdor më shumë se 3 produkte, pastruesin e lëkurës, hidratuesin dhe SPF-n. Personalisht e nis rutinën me pastrimin e lëkurës, toniku i cili e përgatit lëkurën, mbyll poret dhe serumi që e hidraton. Unë serumin e marr për shkëlqim, për tu dukur më i freskët. Kam adhuruar mirëqënien tek fytyra e personave. I dalloja nga lëkura. Hidratuesi nuk duhet t’i mungojë askujt. Vendos një mask në ditë që e mbaj 24 orë në fytyrë si dhe SPF-n për një lëkurë sa më të re pa shenja e pa dëmtime. Nga mëngjesi deri në drekë fytyra mbledh papastërti. Kujdesi për lëkurën duhet të paktën 2 herë në ditë.
“Make up, flokët dhe thonjtë…”/Si të shkëlqeni këtë verë, stilisti Desi Doce: Çuna, depilohuni sepse…
Live From Tirana 13:29 15/06/2026
Çmimi 200 mijë euro…/Boksieri Ermal Hadribeaj rrëfen sfidat e karrierës: Një aventurë e gjatë por…
Live From Tirana 00:03 13/06/2026
“Protesta, një Big Brother Bulevard”/Arjan Curi & Ronaldo: Rama Vëllai i Madh, ne opinionistë…
Live From Tirana 10:27 10/06/2026
“Brezi i ri pa etikë pune, por një lider i zoti…”/Sipërmarrësi: Punonjësit të punojnë 4 orë në ditë
Live From Tirana 10:25 06/06/2026
“Shalqi me djathë, kombinimi ideal gjatë verës”/Nutricionistja: Kujdes me kafen sepse…
Live From Tirana 10:24 06/06/2026
Nga Monica Bellucci tek Belen Rodriguez, grimierja zbulon “sekretet” e yjeve me të cilët ka punuar!
Live From Tirana 10:23 06/06/2026
“Alketa Vejsiu dhe Grida Duma, femra të bukura me klas”/Grimierja: Luana Vjollca nuk më pëlqen fare…
Live From Tirana 10:23 06/06/2026