Albina Kelmendi dhe Aurela Gaçe bashkojnë forcat në një duet të fuqishëm emocional me këngën “Motra jem”. Një himn për motrat dhe lidhjen e pandashme mes tyre, kjo këngë përçon një mesazh dashurie, sakrifice dhe krenarie, ndërthurur me vokalet e tyre të zjarrta që prekin thellë.
Nga ana tjetër, Riki vjen me një qasje më të çlirët dhe rinore në “O spo ma nin”, një këngë që përçon vetëbesim dhe indiferencë ndaj paragjykimeve. Me ritëm modern dhe tekst urban, kjo këngë është bërë shpejt një deklaratë e qëndrimit të brezit të ri.
Eko sjell ngjyrë dhe eksperiment në skenën muzikore shqiptare me “Pink”, një këngë me stil unik që luan me imazhe dhe ndjesi të veçanta. Eko përçon një atmosferë moderne e njëherësh intime, duke e bërë këtë projekt tërheqës për një publik që kërkon diçka ndryshe.
Ndërsa Tiri dhe Besa krijojnë një harmoni të rrallë në bashkëpunimin e tyre “Nihna”. Kjo këngë është një ftesë për të ndjerë më thellë, për të kuptuar ndjenjat dhe për të mos pasur frikë nga emocioni. Dy zëra të mëdhenj që gërshetohen bukur në një tekst që flet drejtpërdrejt me shpirtin.
Powered by The Top List © / Top Awards