Artisti i ri Jonid Gjoka është shpallur fituesi i “Tirana Sing”. Kështu ai ka realizuar këngën “Ku je?”, një projekt i mbështetur nga Bashkia Tiranë. Për realizimin e kësaj kënge ka ndihmuar gjithashtu edhe Alban Kondi. Redon Berani është një tjetër artist i ri, i cili së fundmi ka publikuar edhe EP, e cila titullohet “Amsterdamn”. Kënga “Boll Mo” është pjesë e saj dhe është pritur shumë mirë nga dëgjuesit.
Çelik Lipa është një producent mjaft i talentuar, i cili ndër vite ka realizuar projekte mahnitëse me artistë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova. Së fundmi, ai ka realizuar një album të prodhuar nga shtëpia e tij diskografike SBS Entertainment, të cilin e ka titulluar “Golden Steel”. Ai vjen këtë javë me dy super bashkëpunime. I pari është me Era Istrefi dhe titullohet “Bye e ki”, ndërsa tjetra është në bashkëpunim me Kidda x MC Kresha x Dardan dhe titullohet “Deri sabah”.
Pas “Stay Friends”, “Magic Show dhe “Daydreaming”, Bruklin vjen me një tjetër hit. Kënga titullohet “Good Cry” dhe është realizuar në gjuhën angelze, duke qenë se artistja e re synon tregun ndërkombëtar dhe ka fituar sukses të menjëhershëm në renditjet e huaja. Diona Fona vjen gjithashtu me një projekt të ri në Albanian’s Hot Top 30, i cili titullohet “Sa gjynah”.
Powered by The Top List © / Top Awards