Reperi Don Phenom ka vendosur që të rikthehet fuqishëm në treg, pasi vetëm pak ditë pas një publikimi të një projekti muzikor, ai lajmëroi se do të publikonte edhe një tjetër surprizë për ndjekësit e tij, ku në fakt ishte i ftuar në këngën e artistit David Dreshaj, ashtu si kishte lajmëruar më herët në programin ‘Më lër të flas’. Kënga e tyre titullohet “Tequila”.
Pak ditë më parë, artistja Ronela Hajati ka ndarë me ndjekësit një pjesë nga teksti i këngës që do pritej të publikohej në bashkëpunim me Marselin. Menjëherë pas lançimit ajo preku zemrat e të dashuruarve. Projekti është shoqëruar së bashku me videoklip dhe titulli i këngës është “Shikimet”. Një tjetër bashkëpunim vjen edhe midis Dafina Zeqirit dhe Ylli Limanit, të cilët kanë sjellë këngën “Kaje”.
Nga ana tjetër edhe Kida ka sjellë projektin e saj më të ri për këtë sezon veror, i cili mban titullin “Uru”. Gjithashtu, edhe Sardi vjen me një hit tjetër, mjaft tipik i natyrës së tij muzikore, “Kujtom Mu”.
Powered by The Top List © / Top Awards ©