Një bashkëpunim që sjell ngrohtësinë e verës me ritme afrikane dhe tekst romantik. Zëri i ëmbël i Ada Verdi ndërthuret bukur me stilin karakteristik të Cricket dhe Majk, duke krijuar një këngë të lehtë për t’u dëgjuar, por me një emocion të sinqertë.
Kjo këngë e re nga Lauresha është një rikthim i butë në ndjeshmërinë e dashurisë. E thjeshtë në strukturë por e fuqishme në emocion, “Du me t’pa” flet për mallin dhe dëshirën e thellë për të parë dikë që mungon. Zëri i Laureshës sjell një ndjesi intime që e bën këngën shumë personale.
Elvana kthehet fuqishëm me një cikël këngësh që janë pjesë e albumit të saj të ri “Triologji – Kapitulli I”. Ky projekt është një përzierje midis pop-it modern dhe ritmeve urban, ku çdo këngë eksploron një aspekt të ndryshëm të dashurisë dhe vetëvlerësimit. Nga “Ti” dhe “Të dua” që janë më të buta dhe sentimentale, deri te “Sicko” dhe “I like it” që sjellin më shumë energji dhe vetëbesim, Elvana tregon një gamë të gjerë artistike, duke forcuar pozicionin e saj si një prej artisteve më të kompletuara në skenën shqiptare.
Powered by The Top List © / Top Awards