Vetëm tre prurje të reja këtë javë në listën e hiteve më të mira shqiptare, por kur t’ju njohim me to, do të kuptoni se kaq është mjaftueshëm për t’ju ‘ngritur në qiell’ nga kënaqësia. Ja se për kë bëhet fjalë…
Një ndër to është Dhurata Dora, një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. E vetëm pak ditë më parë na erdhi një surprizë nga Dhurata. Ajo lançoi këngën e saj më të re me titull “Sa m’ke mungu’, një këngë padyshim dashurie.
Pas bashkëpunimit me Gjiko dhe Melinda Ademi, Nora Istrefi është rikthyer solo në projektin e saj të ri. “Më mungon” titullohet kënga e saj më e re, një këngë dashurie perfekte për këto ditë të ftohta.
Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë, por kohët e fundit, reperi nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore, pasi ka qenë jashtë Shqipërisë për plot 7 muaj. Ai qëndroi në Londër me miqtë e tij dhe së fundmi është rikthyer sërish me projekte të reja në muzikë. E duket se Stresi nuk ka të ndalur pasi pak kohë pas lançimit të këngëve të tij më të fundit që ishin bashkëpunime, artisti publikoi projektin “Savage”.
Powered by The Top List © / Top Awards ©