Rea Nuhu vjen me “Merre ose leje”, një këngë që flet për vendimet në dashuri, duke vendosur përballë zgjedhjen mes qëndrimit dhe largimit. “Lost in Tirana” nga Blerim sjell atmosferën e qytetit të Tiranës, me një ndjesi humbjeje dhe kërkimi në një realitet urban plot jetë dhe sfida.
“Pika” nga Eni Koçi dhe Cricket është një këngë ritmike që ndërthur ndjenjat me një beat modern, duke e bërë perfekte për çdo sezon dhe kohë. Big Basta dhe Kelly rikthejnë këngën “Nik di”me një nostalgji të paparë. “Pa ty” vjen me një version më të freskët, pa e humbur bukurinë me të cilën na bëri për vete shumë vite më parë.
“Si sheqer” nga Elvana Gjata sjell një energji të ëmbël dhe ritmike, duke përçuar ndjenjën e dashurisë që të mbush me lumturi dhe pozitivitet. “Edhe një herë” nga Dren Abazi është një baladë e ndjerë që flet për dëshirën për një shans të dytë në dashuri, e interpretuar me shumë shpirt dhe ndjenjë.
“Butterfly” nga NRG Band sjell një frymë romantike por e ndërthurur me një energji të paparë. “M’xen” nga Auron Deva ka një stil modern dhe origjinal, tipike për artistin.
“Loving you” nga Dj Iljano dhe Vserlo është një këngë me vibe elektronik, e fokusuar tek ndjenja e dashurisë dhe lidhjes mes dy njerëzve. “Malli” nga Arnon dhe Anxhela Noti trajton mallin dhe emocionet që vijnë nga largësia, me një melodi goxha ‘ngjitëse’.
“Psycho” nga Dujanen sjell një stil më të errët dhe energjik, duke reflektuar anën më intensive dhe ndonjëherë të trazuar të ndjenjave. Në fund, “Ku jena tash” nga John Shahu është një reflektim mbi kohën dhe marrëdhëniet, duke pyetur se ku kanë mbetur ndjenjat dhe lidhjet e dikurshme.
Powered by The Top List © / Top Awards