Visjan vjen sërish në listë, por këtë herë në bashkëpunim. Ai vjen me Addictive, një emër i ri për listën dhe sjellin “Crazy”, një këngë energjike dhe ritmike. Duke ndaluar tek emrat e rinj të listës, përmendim po ashtu këtu Bucin. Ai vjen në një bashkëpunim me Besa Kokëdhimën, që mban titullin “Përgjithmonë”. Një këngë që sjell një mesazh dashurie të përjetshme, me një atmosferë të veçantë dhe të ngrohtë.
Seven bashkon forcat me të mëdhenjtë e muzikës ndërkombëtare, Bibz dhe Jadakiss. “Pain” do jetë tashmë hiti i radhës që do na ndjekë kudo. Skivi nuk ka ndërmend të ndalet pas rikthimit të tij të fuqishëm në muzikë. Pas “Palaço”, artisti sjell në listën e javës “Abu Dhabi”. Për nota më të buta dhe melankolike, ju ftojmë të dëgjoni Inis Neziri me “Qaj e qesh”. Një këngë emocionuese dhe e thellë që flet për kontradiktën e ndjenjave, ku teksti shpreh se ndonëse ndihesh i dhembur, ka gjithmonë një mundësi për të gjetur buzëqeshjen.
Powered by The Top List © / Top Awards