E gjithë vëmendja e botës është kthyer tek populli i Ukrainës dhe lufta që po ndodh atje. Tashmë kemi dhe një këngë që lidhet me situatën në fjalë. Mentor Haziri ka ardhur së fundmi me një himn për Ukrainën.
Capital T ka publikuar një këngë romantike, por pa dalë shumë nga stili që e karakterizon. Projekti i tij i ri titullohet “Për dashni”. Kida dhe Ledri Vula janë bërë sërish bashkë për të sjellë hitin e tyre të rradhës. “Tdu” titullohet kënga që e ka sjellë verën më shpejt nga sa e prisnim.
Fifi ka publikuar këngën e saj të re në bashkëpunim me Gent Fatalin, “Pikturë”. Që tani ajo ka thyer çdo rekord dhe po pëlqehet gjithnjë e më shumë nga fansat e dyshes së talentuar. Së fundmi por jo nga rëndësia, Stresi ka sjellë këngën e tij të re. “Paranoia” vjen si bashkëpunim me Niku Bossi.