Ndodhemi zyrtarisht në javën e fundit të vitit 2021. Dhe sigurisht që do të siguroheshim që përzgjedhja jonë muzikore të mos ju zhgënjente kurrsesi edhe këtë herë.
E dimë se sa e ngarkuar është kjo javë për ju, duke u marrë me punët e fundit që keni për të mbyllur para se këtij viti t’i vijë fundi. Për t’i dhënë pak ‘vibe’ pozitiv dhe ritmik, ne kemi zgjedhur disa projekte dhe mendoj se nuk kemi gabuar aspak.
Si fillim, Rauw Alejandro vjen me një projekt që premton të kthehet në një hit, “Hunter”. Nëse ka ndonjë mënyrë për të dashuruar dhe uryyer njëkohësisht dikë, ka një këngë posaçërisht për këtë nga “Foolio”, për t’ju dhënë disa ‘leksione’. Kjo është hera e dytë që Jovanotti vjen në playlist-ën zyrtare të Top Albania Radio-s. Pas “Il Boom”, artisti i njohur vjen me “La Primavera”.
Megjithatë ky nuk është projekti i vetëm italian i kësaj jave. Emma Muscat vjen me “Più di Te” dhe Ultimo me “Superoi”. Për këto e më shumë të tjera zbuloni më shumë gjatë javës në ‘The Playlist’.