“Funk Rave” është kënga e parë zyrtare nga albumi i ri, “A6”. Më 10 qershor 2023, u bë një publikim paraprak i këngës gjatë performancës së këngëtares në finalen e UEFA Champions League 2023. Sapo performanca e saj përfundoi Anitta ka shpallur zyrtarisht pre-save të këngës në rrjetet e saj sociale, e cila është kënga kryesore e projektit të saj të parë me Republic Records dhe Universal Music Latin. Kënga u publikua në platformat dixhitale më 22 qershor 2023. Videoklipi i këngës u publikua më 23 qershor 2023.
“Make My Day” është kënga numër tre nga albumi i fundit i Coi Leray, titulluar si emri i saj “Coi”. Ajo bashkoi forcat me DJ David Guetta, duke sjellë kështu një këngë mjaft energjike. Këngëtarja i qëndron besnike stilit të saj të veçantë, edhe pse e ka huazuar këtë projekt nga kënga “Pump Up The Jam” nga Technotronic.
Në albumin e sapopublikuar të Kelly Clarkson-it, “Chemistry”, kënga “Rock Hudson” tregon historinë e një dashurie në ekranin e argjendtë që doli të ishte i gjithë tym dhe pasqyra e Hollywood-it. “Mendova se gjeta Rock Hudson tim,” thotë Clarkson për Podcast-in e Billboard-it “Pop Shop” për martesën e saj tetë-vjeçare me Brandon Blackstock që përfundoi në një divorc në vitin 2021.