Le të mirëpresim zyrtarisht pranëverën! Me ndërrimin e stinëve tani le të ngrohemi pak edhe me prurjet e reja muzikore.
Marracash padyshim që është duke ngjitur shkallët e suksesit ndërkombëtar. Këtë javë e gjithë vëmendja është tek hiti i sapopublikuar “Loro”. Githashtu kemi dhe Elisa, një nga pretendentet kryesore për të fituar Sanremon e këtij viti. Ajo ka sjellë një super bashkëpunim me artistin e madh Jovanotti, që premton të jetojë gjatë.
Megjithatë kjo nuk është kënga e saj e vetme në këtë listë. Elisa vjen dhe me dy projekte të reja solo, “A Tempo Perso” dhe “Come Sei Veramente”. Nëse kishit kohë pa dëgjuar nga Milky Chance, nuk ka më pritje. Ju prezantojmë me “Synchronize”.
Ajo që vihet re këtë javë janë padyshim bashkëpunimet. Coldplay dhe Selena Gomez sollën padyshim një hit, “Let Somebody Go”. Gjithashtu dhe Rita Ora me Sam Feldt, “Follow Me”. Por tani le t’i japim një tjetër frymë të re dhe ritmike me remix-et e tyre të sapopublikuara.
Zbuloni më shumë në listën e mëposhtme…