Kenny Loggins me “Footloose” vjen në listën e javës, një himn i energjisë dhe lirisë, kjo këngë është një thirrje për të kërcyer dhe për të shijuar çdo moment, me ritme të shpejta dhe një melodi që të ngjallë pasionin për argëtim. Pjesë e pashmangshme e Timeless është dhe The Weeknd dhe këtë herë ai vjen me “Heartless”, një këngë që shpreh ndjenjat e humbjes dhe tradhtisë, me një ritëm të errët dhe melankolik.
Billie Eilish me “You Should See Me In A Crown” sjell një këngë fuqizuese dhe të guximshme, me një stil të errët dhe një mesazh që tregon sigurinë dhe pushtetin personal. Ju kishte marrë malli për Rihanna-n? Ju sjellim në vëmendje “Don’t stop the music”, një këngë që është perfekt për festa dhe për t’u kërcyer deri në agim.
Për të ardhur tek e prederuara jonë, Topic dhe A7s me “Breaking Me”, një këngë elektronike për dhimbjen e një dashurie të humbur. Për të mos u humbur po ashtu, “Pump it” nga The Black Eyed Peas apo Tiesto me “The Business”… Shijojini!