Pse janë shtuar divorcet gjatë pandemisë?
Sot Nuk Është e Hënë • 22:15 19/01/2021
Pandemia na detyroi të qëndronim mbyllur për një kohë të gjatë. Shkalla e divorcit po rritet në të gjithë botën dhe ekspertët e marrëdhënieve paralajmërojnë se kurba e divorceve për shkak të pandemisë mund të mos ketë arritur ende kulmin. Koloreto Cukali në emisionin e tij “Sot nuk është e hënë” diskutoi rreth divorceve gjatë pandemisë. Sipas studimeve që ai kishte lexuar muaji janar ishte koha kur çiftet ndaheshin më shumë. Për mirë apo për keq, pandemia ka detyruar të gjithë ne të vendosim një lupë gjigante mbi jetën tonë personale. Për disa, të kaloje më shumë kohë në shtëpi ishte pozitive, por ka qenë gjithashtu një kohë e rrezikshme për ata që ishin në marrëdhënie abuzive ose të dhunshme. Organizata bamirëse e dhunës në familje ‘Refuge’ raportoi një rritje prej 50% të krizës në çifte Ndërsa çiftet qëndrojnë gjithë ditën në shtëpi me njëri-tjetrin kanë më shumë gjasa të debatojnë dhe të kenë konflikte. Gjithashtu do të zbulojnë më kollaj të metat e partnerit. Koloreto përmendi se kishte lexuar një informacion lidhur me divorcet gjatë pandemisë dhe bëhej fjalë pikërisht për çiftet që ftonin edhe çifte të tjera në shtëpi. Pra bashkëjetonin dhe shkëmbenin partnerët. Këto dhe shumë fakte të tjera kanë ndikuar duke e çuar marrëdhënien drejt ndarjes.
Nga sezoni veror tek evoluimi i inteligjencës artificiale – SNËH 30/06/2025
Sot Nuk Është e Hënë 00:00 01/07/2025
Tmerr në festivalin në Francë, mbi 145 veta injektohen me shiringë!
Sot Nuk Është e Hënë 23:42 30/06/2025
Zbuloni sekretin e një jete të shëndetshme seksuale!
Sot Nuk Është e Hënë 23:41 30/06/2025
Fjalët “e çmuara” në Fjalorin e Gjuhës Shqipe! – SNËH 30/06/2025
Sot Nuk Është e Hënë 23:40 30/06/2025
Inteligjenca artificiale realizon transplantin e parë të zemrës!
Sot Nuk Është e Hënë 23:39 30/06/2025
“Zorba”, romani i Nikos Kazantzakis të cilin duhet ta lexojë secili prej jush!
Sot Nuk Është e Hënë 23:38 30/06/2025
10 gjëra që duhet t’i keni patjetër me vete këtë sezon në plazhet publike të Shqipërisë!
Sot Nuk Është e Hënë 23:34 30/06/2025