Rivalitet në det e parket! Meta përballë Berishës e Ramës si notar dhe basketbollist
PASÓ • 11:22 21/12/2020
Presidenti Ilir Meta ishte sot i ftuar në emisionin sportiv “Pasó” në Top Albania Radio. Në një intervistë ekskluzive me Denis Dyrnjaja, Glenti Nallbani dhe Sidorela Gjonin, këtë herë Meta rrëfeu më shumë rreth marrëdhënies së tij me sportin, ndryshe nga se jemi mësuar ta dëgjojmë për çështjet politike. Ndërsa Presidenti Meta evidentoi se kohën e lirë e kalon duke iu kushtuar lojrave sportive sepse është një adrenalinë, argëtohet dhe qetëson mendjen, ai thekson se është shumë i zoti edhe në ping-pong, gjithashtu pëlqen edhe aktivitet në natyrë, sidomos në vende malore. Mjaftoi kjo që Denis Dyrnjaja të nxitej dhe t’i shtronte presidentit një pyetje tendencioze: President, nëqoftëse do t’ju zbrisnim nga mali në det dhe t’ju fusnim në një garë me rekordmenin e notit Sali Berisha, kush do të fitonte nga ju të dy në det? Absolutisht vendi i parë është i paprekshëm, absolutisht…(qesh) do luftoja për vendin e dytë. Gjithashtu nuk lihet pas pa u pyetur edhe për basketbollin, duke nënkuptuar kështu nëse në këtë sport do të triumfonte kryeministri Edi Rama, por Meta përgjigjet menjëherë me vetëbesim dhe siguri: Për basketbollin kur të dëshironi… për tre piksha jam i paparë! Për faulla ma merr… (qesh) por për tre piksha jam i sigurt që jo! Në mbyllje të intervistës ai jep një mesazh për të gjithë dëgjuesit; Sa më shumë sport do të thotë më shumë shëndet… Denis Dyrnjaja Glenti Nallbani Sidorela Gjoni Ilir Meta
Pasó 5 Qershor/ Reali 150m€ për Olise! Botërori ja parashikimet befasuese
PASÓ 22:54 05/06/2026
Pasò 29 Maj/ PSG-ARSENAL, kush e fiton ndeshjen e vitit? Final Four akti i fundit
PASÓ 22:34 29/05/2026
PASO’ 22 Maj. Pse Shqipëria zgjodhi Maran. Grumbullimi i Neymar leviz milionat
PASÓ 21:27 22/05/2026
PASO’ 15 Maj. Mbappe OUT! Luftë e hapur tek Real. Igli Tare drej largimit nga Milan!
PASÓ 21:53 15/05/2026
Pasó 8 Maj/ 1 milionë euro gjobë! Reali fillon bisedat me Mou. PSG-Arsenal duel strategësh
PASÓ 22:07 08/05/2026
Pasó 1 Maj/Spektakel apo teater? Superiorja mes dyshimeve. Champions, Arsenali favorit
PASÓ 22:43 01/05/2026
Pasó 24 Prill/ Guardiola për Italinë? Yamal rrezikon Botërorin…
PASÓ 22:52 24/04/2026