Nga studimet në Itali te “Julia Dental Studio”/ Julia Kosova, rrugëtimi drejt ekselencës dentare!
Just Business
19:05 28/06/2025
Julia Kosova ishte e ftuar në emisionin “Just Business” me Jonida Aliçkollin në Top Albania Radio, ku ndau me dëgjuesit rrëfimin për rrugëtimin e saj profesional në industrinë dentare. Ajo foli për fillimet, sfidat dhe momentet vendimtare në krijimin e klinikës së saj, “Julia Dental Studio”, e cila është bërë sinonim i kualitetit dhe besueshmërisë në Tiranë. Qasja e saj dhe përkushtimin ndaj patientëve, si dhe ndërtimi i një ambienti profesional dhe mikpritës, manifestojnë qëllimin e saj për të ngritur standardet e shëndetit oral në Shqipëri.
Nga ‘Jo’-ja në fuqi/ Historia e Arjodita Mustalit që ndryshoi lojën për sipërmarrëset shqiptare!
Just Business
18:49 14/06/2025
E ftuar në këtë episod të "Just Business" me Jonida Aliçkolli ka qenë Arjodita Mustali. Ajo është një nga sipërmarrëset e para që ka një ndikim konkret në rritjen e iniciativave të reja të biznesit startup, teknologjive të reja dhe zhvillimin e industrisë BPO në Shqipëri. Arjodita është autore e librit “Udhëheqëset Femra të Nesërmes”, një përmbajtje biografike. Mesazhi që u përçohet të rinjve është pikërisht rritja personale dhe motivimi për të arritur qëllimet e vendosura. Ajo është gjithashtu në proces të botimit të një serie librash mbi zhvillimin e biznesit dhe sipërmarrësinë.