Shumë larg muzikës… Alban Skënderaj zbulon ‘profesionin’ që mund të kishte sot!
PASÓ • 16:32 24/04/2021
Këngëtari dhe njëherësh kantautori, Alban Skënderaj, vazhdon të jetë ndër më zërat më të veçantë në estradën shqiptare. Ai për vite të tëra ka dëshmuar se di të jetë ndryshe me prurjet muzikore, të cilat marrin miliona klikime në platforma digjitale. I njohur gjerësisht si këngëtar, Alban Skënderaj, i ftuar në Top Albania Radio, në emisionin “Paso” zbuloi edhe pasionin e tij për sportin. Sonte në programin sportiv, të moderuar nga Denis Dyrnjaja dhe Glenti Nallbani, Albani na rrëfeu disa nga kujtimet e tij më emocionuese nga periudha kur jetonte në Itali dhe shihte ndeshje live. Kur isha më i ri më pëlqente të shihja ndeshje në televizor sesa live -zbuloi ai. Ndër të tjera, Albani zbuloi detaje nga kohët kur luante futboll me miqtë e tij. Ndër to, përfshiheshin edhe figura publike, si këngëtari Vedat Ademi. Një detaj tjetër mjaft interesant, është edhe fakti se ka luajtur me disa politikanë të njohur. I pyetur se çfarë profesioni do të kishte nëse nuk do ishte këngëtar, ai tregoi për të gjitha ekpseriencat e tij sportive, madje zbuloi se shumë vite ka luajtur edhe volejboll. Megjithatë, shpirti i tij artistik binte në kundërshti me atë të sportistit! Denis Dyrnjaja Glenti Nallbani Alban Skenderaj Wizii Dj
Pasó 5 Qershor/ Reali 150m€ për Olise! Botërori ja parashikimet befasuese
PASÓ 22:54 05/06/2026
Pasò 29 Maj/ PSG-ARSENAL, kush e fiton ndeshjen e vitit? Final Four akti i fundit
PASÓ 22:34 29/05/2026
PASO’ 22 Maj. Pse Shqipëria zgjodhi Maran. Grumbullimi i Neymar leviz milionat
PASÓ 21:27 22/05/2026
PASO’ 15 Maj. Mbappe OUT! Luftë e hapur tek Real. Igli Tare drej largimit nga Milan!
PASÓ 21:53 15/05/2026
Pasó 8 Maj/ 1 milionë euro gjobë! Reali fillon bisedat me Mou. PSG-Arsenal duel strategësh
PASÓ 22:07 08/05/2026
Pasó 1 Maj/Spektakel apo teater? Superiorja mes dyshimeve. Champions, Arsenali favorit
PASÓ 22:43 01/05/2026
Pasó 24 Prill/ Guardiola për Italinë? Yamal rrezikon Botërorin…
PASÓ 22:52 24/04/2026