A.Live.Night

Ledion Liço rikthehet me skuadrën e tij të Top Awards 2016 duke sjellë emisionin më të ri “A live Night”. Ky show është një seri dokumentarësh muzikorë me artistët më të rëndësishëm të 20 viteve të fundit të cilët këndojnë Live hitet e tyre më të dashura si edhe tregojnë për herë të parë çdo gjë të jetës profesionale dhe asaj personale. Një prodhim origjinal i Top Channel, Top Albania Radio dhe Top Music Awards.

“A Live Night” kthehet me një speciale për Shpat Dedën dhe koncertin e tij autorial. Histori dashurish pa fund kanë Shpat Dedën në sfond. Mes zjarrit të shkëndijave të para, oqeanit të dashurisë që rritet, dhe lotëve të humbjes, kënga e Shpat Dedës jehoi në një brez të tërë. Artisti solli koncertin e tij autorial më 19 dhe 20 maj në skenën e Katedrales Ortodokse në Tiranë. Me historitë e tij të dashurisë së jetuar dhe të humbur, me lotët, ëndrrat dhe ninullat.

Për të gjithë ata që nuk patën mundësi që ta shihnin live koncertin e tij të veçantë, mos u shqetësoni. Koncerti i ‘Udhëtim në fjalë e tinguj’ do të vijë gjithashtu dhe në “A Live Night”, në Top Channel dhe Top Albania Radio në 21 qershor në orën 22:00.