Alex Seitaj

Alex Seitaj ka lindur në qytetin e Korçës në janar të vitit 1991. Zbuloi pasionin për aktrimin aksidentalisht dhe që atëherë iu përkushtua duke vazhduar Universitetin e Arteve për aktrim. Gjatë Universitetit mori pjesë 2 herë tek “Kënga Magjike”.

Mbas studimeve pati një eksperiencë pune 1-vjeçare në TVSH. U bë pjesë e stafit kreativ tek emisioni “Vështrim Kritik”, produksion i “Çmendina Dumbim” për t’u shkëputur më pas në “Portokalli” me personazhin e Vezires. Përkrah tyre krijimtaria e tij është shfaqur në rrjetet sociale dhe YouTube që prej vitit 2015.

Ai u prezantua për herë të parë në radio në “Merre me Lëng Show” krah dy vajzave, Anisa Kushta dhe Nilsa Hysi.

Follow Alex