Arbër Çepani

Arbër Çepani do të mbahet mend si djaloshi që doli fitues në formatin e parë të “Big Brother” në Shqipëri, me qetësinë dhe kulturën që e karakterizonte. Arbër Çepani u rrit në Havana të Kubës dhe më pas jetoi në Itali për 15 vjet. Dëshira për të kontribuar në vendin e tij e bëri të rikthehej në Tiranë, ku themeloi “Komitetin”, një biznes i fokusuar në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Mbi 17,000 objekte koleksioni që pasqyrojnë autenticitetin e folklorit shqiptar janë ekspozuar duke ardhur në formën e një zinxhiri kafene muze në qytete të ndryshme historike të Shqipërisë. Shpesh pjesë e shumë paneleve diskutimi dhe gjithmonë i lidhur dhe me botën e medias dhe televizionit, tashmë Arbri i bashkohet dhe Top Albania Radio-s, krah Jonida Aliçkollit në “Pardon My French”.