Ardi Asllani kritikon veshjen tradicionale të Rita Ora-s… Ja çfarë e shqetëson atë!
Live From Tirana • 21:06 23/02/2021
Në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth veshjeve tradicionale të vendit tonë ishte i ftuar dizajnuesi i njohur, Ardi Asllani. Së fundmi, kënga e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes për faktin se në videoklip ajo shfaqet e veshur me motivet tradicionale të vendit tonë. Por e gjithë veshja e Rita-s ka ngritur debate nëse me të vërtetë veshja ka qenë një veshje autentike shqiptare. Ja çfarë mendimi ka Ardi për këtë:
Veshja në tërësinë e saj është cool, trendi dhe e miksuar. Gjen metalin, të leshtën, tylin, dorezat apo lëkurën. Por veshjen autentike tonë siç është xhubleta te veshja e Rita-s nuk e gjeta. Ky detaj shumë i rëndësishëm mendoj se i ka shpëtuar dizajnuesit. Xhubleta e fundit në Shqipëri ka egzistuar rreth 120 vjet më përpara dhe teknika ka humbur komplet. 
Por nëse Ardi do të ishtë dizajnuesi i veshjes çfarë do të sillte ndryshe?
Mendoj që do të kisha qenë më i kujdesshëm. Veshja zakonisht nis me një skicë dhe stilistët kanë parë skicën dhe në bazë të saj kanë përceptuar të gjithë veshjen. Në skicë duhet të eliminohej gjithçka. Autorësia e veshjes nis nga skica. Stilistët që kanë bërë rikompozimin e veshjes nuk e njohin fare traditën e veshjes shqiptare. Vathët në pjesën e lartë të kokës nuk egzistojnë tek ne si dhe ornamentet në jelek nuk janë autoktone. Dorezat e kuqe janë pop dhe lidhen me çizmet e kuqe dhe këto nuk më shqetësojnë. Më shqetësojnë elementet e marra nga vendet e tjera që nuk janë fare shqiptare si kurora e kokës, pjesa e brezit, vathët, shamia e kuqe dhe pjesa e fundit. 
“Hedhin 100 mijë euro”, dasmat shqiptare, traditat dhe surprizat! Bellydancer për dhëndrin…
Live From Tirana 15:05 24/07/2026
Rëndësia e gjumit në jetën tonë & arsyet pse nuk duhet ta neglizhojmë, hipertensioni te shqiptarët!
Live From Tirana 15:06 23/07/2026
“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia!
Live From Tirana 13:54 21/07/2026
“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia: U mor në…
Live From Tirana 13:48 21/07/2026
28 milion €, shifrat ekstreme që investojnë shqiptarët në makinat e tyre, ‘sekretet’ & të pathënat!
Live From Tirana 13:56 20/07/2026
“Steroidet ndihmojnë në jetën s*ksuale”, deklarata e trajnerit të fitnesit ngre debat në studio!
Live From Tirana 14:03 18/07/2026
“Kush i ka prekur?”/ Proteza në zonën e vitheve, trondit mjeku kirurg!
Live From Tirana 14:13 16/07/2026