Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”. Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që do të shkojë në shtëpi me 100 mijë euro, aventura ende nuk ka përfunduar…
Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq në natën finale të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë. Me Ksenja Shoshaj që do të raportojë çdo ndodhi gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios me Albana Ruçi dhe Adi Pojana, kjo natë nuk duhet humbur.
Zbuloni më shumë duke na ndjekur, ditën e premte në orën 20:00.