Denis Dyrnjaja

Denis Dyrnjaja është njëri nga anëtarët e stafit aktual të Top Albania Radios, pjesë e Top Media Group. Rrugëtimi i tij nis që me krijimin e TAR, në vitin 1998 dhe vijon edhe sot.

Me një eksperiencë mbi 20-vjeçare si gazetar, Denis Dyrnjaja ka krijuar dhe drejtuar disa redaksi lajmesh brenda Top Medias, mes tyre Top News, Sport News, faqe informative online dhe aktualisht menaxhon redaksinë e lajmeve në Top Albania Radio.

Eksperiencës së gjatë radiotelevizive i bashkëngjitet edhe kualifikimi si jurist me titullin e mbrojtur Avokat në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Së fundmi ai drejton edhe emision më të ri në radio dedikuar krejtësisht adhuruesve të sportit me Glenti Nallbanin, “PASO”. E dëgjoni çdo të premte prej orës 18:00.

Follow Denis