Edea Demaliaj

Edea Demaliaj u lind në Tiranë, në nëntor të vitit 1998.Rritur në një familje artistësh, ajo trashëgoi talentin e të atit për muzikë, liderit të grupit Djemtë e Detit, Gent Demaliaj. Deri në moshën 15 vjecare anash shkollimit Edea çdo vit merrte pjesë në evente muzikore për fëmijë si Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër. Në 2015 ajo konkurroi në talent show X-Factor Albania ku dhe u shpall fituese e audicionit të katërt. Në 2016 ajo publikoi videoklipin e saj të parë të titulluar “Ne” si dhe mori pjesë në Festivalin e 55-të në RTSH me këngën “Besoj në Ëndërr”. Përpos karrierës së saj si këngëtare ajo po ngjit shkallët e karrierës si gazetare e psikologe. Në vitin 2017 Edea vendosi të studionte në Universitetin Amerikan të Bullgarisë, AUBG. Në 2021 ajo u diplomua me dy diploma bachelor në Journalism dhe Psychology.

Follow Edea