Elona Duro

Fillimet në Top Albania Radio i ka patur në 2007, në emisionin e të dieles paradite. Më pas spikati në emisionin “Wake Up” drejtuar nga Eno Popi dhe Ledion Liço. Emisioni, ashtu si edhe sot shkonte në transmetetim të dyfishtë në Top Channel dhe Top Radio. Ndërkohë ishte e angazhuar edhe në My Music Radio.

Ishte viti 2009. Më pas angazhimi ishte në programin “Live From Tirana” me Eno Popin. Paralelisht edhe në emisione te tjera si, “Pro Shqip”, “Bote e Çuditshme”, “Top 5”, “Lancio”.  Gjatë kësaj periudhe nuk ka shkëputur asnjëhere marrëdhëniet dhe me ekranin, sigurisht brenda Top Media.

Karriera e Elonës do të vazhdonte dhe në televizion, këtë herë pjesë e DigitAlb duke drejtuar emisionin #TAG. Momentalisht Elona është në Top Albania Radio me Jonida Aliçkollin në drejtimin e “Pardon My French”.

Follow Elona