Erblin Bajko

I rritur në familje artistësh Erblini që i vogël u rrethua nga forma të ndryshme arti. Pasion të veçantë ushqeu për teatrin dhe muzikën.

Pasioni për teatrin bëri që ne 2011-tën Erblini të diplomohej në Akademinë e Arteve në Tiranë duke marrë titullin Aktor. Gjatë viteve të fundit merr pjesë në shfaqje të ndryshme teatri brenda dhe jashtë vendit. Përveç teatrit, në vitin 2010, nis karrierën e tij televizive të cilën e vazhdon dhe sot si pjesë e “Katërshja” në spektaklin “Portokalli”.

Pasioni për muziken bëri që Erblini të ketë një eksperiencë 15-vjeçare si Dj ku vitet e fundit është bërë pjesë kryesore e jetës së natës në Tiranë. Ai ka marrë pjesë dhe në festivale të rëndësishme muzikore të zhvilluara brenda dhe jashtë Shqiperisë.

Së fundmi Bajko është pjesë e Top Albania Radio-s me emisionin “Propaganda”.

Follow Erblin