HistoGri, Ana e Errët e Historisë!

Në Top Albania Radio vjen një podcast i ri nga Eno Popi dhe Dj Saix. Disa prej historive më misterioze Hollywod-iane, jeta, vepra dhe vdekja e artistëve më të njohur dhe më ndikues në breza i gjeni të rrëfyera për herë të parë në një dokumentar radiofonik i cili do t’ju mbajë të mbërthyer mbas radios në çdo episod. E vërteta e vdekjes së Jim Morrison, misteret e jetës së Elvis Presleyt apo të tjera personazhe të cilat ndryshuan botën. Nëse jeni kuriozë të dini më tepër për figurat më të mëdha të ekranit të vogël, ky është programi juaj. Përveç transmetimit Linear, HistoGri do të jetë i disponueshëm edhe në çdo platformë podcasti në botë për ta dëgjuar ku dhe kur të doni ju.

Rikthehet së shpejti

Hosts & DJs