Jerida Sakaj

Jerida Sakaj u lind në qytetin e Fierit në vitin 1985 dhe u zhvendos së bashku me familjen në Tiranë kur ishte e vogël. Ka kryer studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për fizikë, por paralelisht nisi edhe të punojë si gazetare kulture fillimisht në shtypin e shkruar e më pas në televizion edhe në radio. E tërhequr prej artit dhe së bukurës në vitin 2016 mbaron studimet master në Universitetin e Arteve të bukura për regji filmi e televizioni. Prej 20 vitesh ajo ka prezantuar dhe ka qenë autore, skenariste dhe as/regjisore e disa programeve në Tv e radio. Ndërkohë prej 12 vitesh Jeri i është dedikuar edhe pasionit të saj pikturës.