Jonida Aliçkolli

Fillimet në Top Albania Radio i ka në vitin 2008, me emisionin “Live from Tirana” me pas me #1KëngëXTy. E diplomuar për Gazetari në Fakultetin e Histori Filologjisë në Tiranë dhe ështe pjesë e medias që prej vitit 2002.

Kryeredaktore dhe opinioniste e programeve televizive, mediave të shkruara e tashmë themeluese e “News31”.
Periudhat më të bukura të jetës i ka kaluar në Top Albania Radio. Është mami e dy vajzave dhe vazhdon ta dojë radion si ditën e parë kur doli në transmetim në 16 qershor 2008.

Zërin e Jonidës e keni dëgjuar çdo të mërkurë në orën 18:00 në emisionin “Pardon My French”, me të ftuar shumë interesant në studio dhe rubrika argëtuese. Jonida gjithashtu bashkëmoderoi me Islin në “S’e Kam Me Ty”, emisionin e emisioneve, një program plot komente pikante dhe sarkazëm.

Follow Jonida