Ju Flet Trupi

“Ju Flet Trupi”, emisioni radiofonik mbi gjuhën e trupit… Të gjithë ne, mendojmë se komunikojmë vetëm nëpërmjet fjalëve njeri me tjetrin. Gabim. Ne komunikojmë me të gjithë qenien tonë.

Gjatë komunikimit tonë për t’i dhënë mesazhin që duam dikujt tjetër e bëjmë duke kombinuar 55% me anë të gjesteve që bëjmë me anë të gjymtyrëve të trupit tonë, 38 % me anë të toneve te zërit dhe luhatjet e tij dhe afërsisht 7% zënë fjalët të cilat ne themi në këtë komunikim.

A doni të mësoni se kur po ju gënjejnë? A doni të dini se kush fillon flirtin i pari në një takim? A doni që të mos ju vendos gjobë polici? A doni të mësoni se si të jeni më tërheqës ndaj femrave? A doni ju femra të dukeni më të gjata? A doni të kini sa më shumë votues në zgjedhje? A doni të mashtroni shefin tuaj?

Këto dhe shumë e shumë të tjera, në emisionin “Ju flet trupi” me Fon Ilian gazetar i njohur në emisionin “Fiks fare”, regjisor, psikolog klinik dhe ekspert i gjuhës së trupit së bashku me Adin do ju mësojnë si të çkodoni gjuhën e trupit dhe te dilni përherë të fituar.

Hosts & DJs