Lei Kraja

Lei Kraja ka lindur në Kaliforni USA dhe është diplomuar në Universitetin e Arizonës për Biznes Ndërkombëtar. Aktualisht është duke bërë master në Digital Marketing. Lei ka qenë gjithashtu pjesëmarrëse në Miss World America. Prezantimi i saj i parë mediatik ka qenë në DigitAlb në programin “Bar Sport”, “Euro Gol” dhe “Sport Time”. Për të vazhduar më tej si moderatore në Euro News e programit “Euro 2020”; dhe ne vazhdim moderatore e programit “Champions League” në RTSH dhe paralelisht edhe redaktore në emisionin “Ditë Pas Dite” në RTSH. Ajo i bashkohet Top Albania Radio-s në muajin janar 2023 duke moderuar “S’e kam me ty”, së bashku me Jonida Aliçkolli dhe Elios Shuli.

Follow Lei