Merre me Long Show

Merre Me Long Show është emision i bashkëbisedimit radiofonik ku nëpërmjet satirës trajtohen ngjarjet aktuale të javës nga vendi dhe bota. Dy moderatorët dhe bashkëautorët, aktori Gent Hazizi dhe skenaristi Ermir Topi, përmes mikrofonit të Top Albania Radios, do të përcjellin në mënyrë argëtuese te dëgjuesit jo vetëm informacion por edhe dukuri të përditshme, problematika, etj.

Në program nuk do të mungojnë edhe intervistat me personazhe publik por edhe individë të profesioneve të ndryshme, të cilët do të jenë të ftuar në studio dhe do të bashkëbisedojnë me moderatorët për gjëra që i përkasin të ftuarit dhe sigurisht për gjëra që nuk i përkasin aspak. Emisioni do të përmbajë rubrika të ndryshme të bazuara mbi tematikat që sjellin më shumë dinamikë duke u trajtuar çdo të Premte nga ora 20:00 deri në 22:00 në Top Albania Radio.

E premte, 20:00 - 22:00

Hosts & DJs