Neada Muçaj

Neada Muçaj lindi në Tiranë në vitin 1997. Edhe pse e diplomuar në Shkenca Politike pasioni i saj i vegjëlisë mbetet televizioni. Dëshira për të aktruar dhe moderuar nis me daljen e saj të parë në Top Channel në vitin 2008 në emisionin Top Show, duke imituar personazhe të njohur të ekranit. Më pas aktivizohet me Kripëmjaltëzat në prodhimin e Digitalb ‘Junior Club’ si një nga fëmijët e përzgjedhur me multitalente nga të gjitha shkollat e tiranës.

Dëshira për të qenë një ditë në ekran nuk humbet dhe në vitin 2016 nis një rrugëtim të ri si gazetare biznesi në revistën Business Magazine Albania. Tre vite më pas bashkëmoderon 2 sezone të ‘Think Big’, një format frymëzues me raste suksesi, startups dhe intervista me njerëz të arritur në botën e sipërmarrjes. Ajo gjithashtu vjen nga një eksperiencë e gjatë si gazetare biznesi dhe prezantuese lajmesh në ekranin e A2 CNN. Nga shtatori 2022 ajo është moderatore e “Wake Up” në Top Albania Radio dhe Top Channel.

Follow Neada