Nga “The Voice of France” në “Eurovision”, ja rrugëtimi i Gjon’s Tears në skenat e mëdha
Live From Tirana • 19:36 21/12/2020
Ai ka qenë vetëm 12-vjeç kur u shfaq për herë në një skenë shqiptare, përkatësisht në “Albanian’s Got Talent”. Bëhet fjalë për Gjon’s Tears këngëtarin shumë të talentuar i cili prej shumë vitesh jeton në Zvicër por herë pas here rikthehet në vendin e tij për të vizituar familjarët. Për herë të fundit në një skenë shqiptare, Gjonin e kemi parë vitin e kaluar teksa performoi live në “The Voice Kids 3”, hitin e tij “Babi” i cili që prej lançimit u bë menjëherë pjesë edhe e The Top List. I ftuar “Live From Tirana”, ai na zbuloi detaje të shumta rreth planeve në muzikë e jo vetëm. Siç shumë prej jush tashmë e dinë, artisti i suksesshëm u përzgjodh si përfaqësues i Zvicrës në Festivalin Europian që për shkak të pandemisë nuk u realizua këtë vit. Gjithsesi ai do të rikthehet vitin e ardhshëm po si përfaqësues i këtij shteti por me një këngë të re.
Ishte në rregullat e Eurovizionit që në përfaqësimin tim të dytë duhej një këngë tjetër. Kemi realizuar 20 këngë për 1 muaj e gjysmë. Këngën që përzgjodhëm e bëmë me ndihmën e një jurie, ishte si një konkurs më vete por jam shumë i gëzuar, mezi po pres që njerëzit ta dëgjojnë. Rezultati ishte akoma më i mirë seç e prisja.
Gjon’s Tears, theksoi se momentalisht është edhe në bisedime për një bashkëpunim muzikor me një artist amerikan që ai do ta mbajë sekret edhe për pak kohë.
“Pa karakter”, ‘shpërthen’ Remili: Femrat tradhtojnë më shumë, marrëdhëniet e hapura janë trend…
Live From Tirana 14:25 14/07/2026
Muzikë e vërtetë apo me AI? “Nuk ka më interes”/Të ftuarit: Mateo dukshëm nuk ka lidhje me muzikën!
Live From Tirana 00:07 12/07/2026
“Mos është prank?”/Të ftuarit dëgjojnë këngën e Mateo Borrit, të qeshura në studio!
Live From Tirana 00:06 12/07/2026
“Muzika e vërtetë nuk vdes kurrë, ka ndjesi njerëzore”/ Festivale me këngë me AI?!
Live From Tirana 00:05 12/07/2026
Raporti i të rinjve sot me librin, Arlinda Dudaj: Çfarë të lexoni gjatë pushimeve…
Live From Tirana 00:01 12/07/2026
“Probleme me makinën dhe rikthim ish-i”/Astrologia zbulon çfarë sjell Mërkuri në retrogradë: Tërmete…
Live From Tirana 00:00 12/07/2026
Një presidente grua?/Barazia gjinore, Zhaklin Lekatari: Edhe burrat kanë nevojë për komplimente…
Live From Tirana 00:00 12/07/2026