Nilsa Hysi

E lindur në rrethin e Skraparit në vitin 1995, Nilsa zhvilloi pasionin e saj për muzikën në Qendrën Kulturore për fëmijë të qytetit. Studimet i ka kryer për Informatikë por muzika dhe media ka qenë pasioni i saj më i madh.

Në vitin 2014 ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e 4- të “The Voice of Albania” dhe një vit më vonë në edicionin e 54-t të Fetisvalit të Këngës. Së bashku me bandën muzikore në të cilën ishte pjesë, konkurruan në “Kënga Magjike”, në vitin 2017. Në Gusht të 2020-ës publikoi klipin e saj të parë. “Wednesday 3PM” u bë një nga këngët më të pëlqyera të kësaj vere dhe menjëherë pas publikimit u bë pjesë e klasifikimi të 100 këngëve moderne shqiptare.

Nilsa, gjatë ditëve të vështira të karantinës u angazhua me krijimin e shumë video-ve humoristike në TikTok që në një kohë të shkurtër u bënë virale. “Merre me Leng Show” ishte eksperienca e parë në radio krah 2 të hidhurve të tjerë të Instagram-it, Alex Seitaj dhe Anisa Kushta.

Follow Nilsa