Ori Nebijaj

Oriela ka lindur më 21 Korrik 1986 në Tiranë. Ka studiuar për Drejtësi dhe ka një master për Komunikim-Marrëdhënie Publike (MSH). Ka nisur të punojë në media që në moshën 17-vjeçare e më tej vijoi rrugëtimin në profile të ndryshme por pa e lënë pasionin për median menjanë. Eksperiencat në punë kanë qenë të shumta menjëherë sapo përfundoi studimet në Univeristet.

Menaxhim, Koordinim, Administrim, Marketing, Kryeredaktore në revista si dhe angazhime publike në kauza të ndryshme sociale dukë përfshirë dhe atë politik. Eksperienca e gjatë në punë e bëri të dashurohet menjëherë me “Wake Up” dhe dimensionin e bukur që ka ky format mëngjezor. Që prej atij momenti në vitin 2017, dashuria dhe pasioni për radion dhe ekranin janë rritur bashkë me të duke e bërë t’i dedikohet plotësisht këtij pasioni në projekte të shumta.

Ajo moderon në “Wake Up” krah Isli Islamit, nga e hëna në të premte prej orës 07:00 në programin i cili transmetohet njëkohësisht në radio dhe Top Channel.

Follow Ori