Top 50 of 2021 – The Top List

Programi maratonë ditën e fundit të vitit, rikthehet sërish në Top Albania Radio. Ashtu siç është traditë tanimë, do të njihemi me këngët më të mira të vitit 2021. Por ajo që neve na intereson më shumë (dhe e dimë që edhe ju), janë këngët shqiptare.

Një vit i suksesshëm ky padyshim për industrinë e muzikës. Artistët më në zë kanë sjellë projekte të reja të cilat janë përqafuar nga publiku shqiptar në maksimum. Bashkëpunime, projekte solo, albume, këtë vit i pamë të gjitha dhe mund të themi me plot gojë se viti i ri 2022 që do të vijë, nuk do të na surprizojë fare.

Edhe pse skena shqiptare ka qenë më e vakët me koncerte sporadike dhe në orare dite jo nate, publikimet nuk kanë qenë të pakta. Elvana Gjata, Elhaida Dani, Dafina Zeqiri, Arilena u kthyen me albume dhe koncerte të mëdha live bashkë me to edhe artisti më i suksesshëm shqiptar i listës vitin e kaluar Yll Limani, ngelen ende në më të preferuarit. Por dhe surprizat nga artistët e rinj nuk munguan në vitin 2021.

Mund të themi që ndoshta ky vit ka qenë mjaft produktivë dhe për këta të fundit. Sardi, Albu, Don Xhoni, Otto, janë vetëm disa nga emrat që ishin tejet aktiv në 2021 duke u futur ‘pa mëshirë’ në klasifikimin e “The Top List”. E dimë që jeni kuriozë për të zbuluar më shumë, për këtë arsye nuk po ju lëmë të prisni shumë gjatë. Në këtë playlist, do të njiheni me 50 këngët shqiptare më të mira të këtij viti që po lëmë pas dalëngadalë, ato që na shoqëruan në çdo hap, dimër e verë, të trishtuar apo të lumtur… Shijojini!

1
Butrint Imeri, Kida, Ledri Vula
Dale
2
Elvana Gjata x Yll Limani
E di
3
Dafina Zeqiri x Lyrical Son
Llafe Llafe
4
Bojken Lako, Kastro Zizo & Alban Kondi
Mono
5
Elgit Doda
TL
6
Elvana Gjata
Loti
7
Elhaida Dani
Zanin
8
Bruno, Flori Mumajesi & Klajdi Haruni
Nina
9
Cricket, Muma, Dafina Zeqiri
Pa ty
10
Soni Malaj x Bennito
Pak si…
11
Killua
Bagëti e Bujqësi
12
Ronela Hajati
Aventura
13
Elvana Gjata
Mos u ngut
14
Ledri Vula
Don mo
15
Elvana Gjata
Kunadhe
16
Vlashent Sata
Frymë
17
Yll Limani
Leje
18
Shpat Deda x BimBimma
N’dikon ndikon
19
Alban Ramosaj
Shpirto
20
Sardi Strugaj
Sytë
21
Elvana Gjata
Drandofilat
22
Alban Skënderaj & Elgit Doda
Parajsa ime 2 (Billionare)
23
Capital T
Diego
24
Capital T x Elvana Gjata
Flakë
25
Adriano x Elio Deejay
Nale
26
Elvana Gjata
Thirr
27
Arilena Ara
Ke me mungu
28
Butrint Imeri
Phantom
29
Capital T
Rrushe
30
Don Xhoni x Loredana
Gjuj për to
31
Boocky Dj x Art Abazi
Ndoshta ke harruar emrin tim
32
Dafina Zeqiri
Japa
33
Cricket x Yll Limani
Ndoshta
34
Mozzik x Loredana
Nëse Don
35
Dafina Zeqiri x Yll Limani
Mos Shko
36
Capital T
Fjalt e nanës
37
Gesko
Malli
38
Trelo
Assassina
39
Stresi
Për veti
40
Capital T
Valle
41
Elhaida Dani
Jam betu
42
Andi Dhoska
Sunrise
43
Lyrical Son x MC Kresha
Dilëm jasht
44
Arilena Ara ft. Dafina Zeqiri
Thirr policinë
45
Adriano
Por favour
46
Diana
Nëse Don
47
Butrint Imeri
Kuku
48
Ardian Bujupi ft. Finem
Adrenalina
49
Alban Skënderaj
Kush ta ndien ty aromën
50
David Dreshaj
Egoiste