Rei Bezhani

Pianist i suksesshëm i zhanrit klasik ku numëron rreth 16 çmime të para kombëtare dhe ndërkombëtare dhe mbi 20 koncerte solistike ndër vite. Me një eksperiencë të gjithanshme në rrethet klasike të muzikës ku prej 4 vitesh është dhe në mësimdhënie. Pjesë e botës së televizionit që në 2016-ën me pjesëmarrjen e tij të parë si këngëtar në talent shoë “The Voice of Albania”. Në 2018-ën vë në skenë një ‘Musical Show’ që e drejtonte vetë e titulluar “Omlete”, shfaqje e cila vazhdon ende transmetohet në ‘DigitAlb’.

Në 2019-ën prezantohet dhe fiton emër më gjerë në treg me bashkëpunimin e tij me artisten e mirënjohur Irma Libohova. Një këngë me titullin “Peng”. Fill pas kësaj pjesë e talent shoë “Top Talent” në Top Channel tek I cili doli në finale dhe u shpall fitues në kategorinë prezantim dhe këngë. Më pas vijon me emisionin televiziv “Këndo Këngën Time” ku ishte pjesë e kastit për 12 javë të tëra. Në korrik të 2020-ës nxjerr një single, “Flakë” ku ishte si kantautor, këngë e cila u prit mjaft mirë. Aktualisht pjesë e ‘ABC NEWS’ në emisionin “E Ardhmja Është Vajzë” si pianist dhe këngëtar. Gjithashtu ndër vite pjesë e koncerteve të ndryshme live edhe emisioneve të ndryshme si I ftuar për të promovuar aktivitetin e tij artistik.

Në Top Albania Radio, Rein e keni dëgjuar në emisione si “Live From Tirana” dhe “Një Këngë Për Ty”.

Follow Rei