Stenaldo Mëhilli

Stenaldo është një ndër prezantuesit më të rinj në Top Albania Radio, punë e cila përmbush një ëndërr të fëmijërisë së tij. Zëri gjithmonë ka qënë një ndër pikat e tij më të forta. Jo më kot ka marrë pjesë në kompeticione si “The Voice of Albania 4” dhe në edicionin e fundit të “Top Fest”, ku fitoi çmimin e dytë, “Best Ballad” me këngën “Flas me Diellin”.

Muzika përshkruan një ndër pasionet e tij më të mëdha, por sigurisht që s’është e vetmja. Prej dëshirës së tij për të përmirësuar jetën e të tjerëve, e gjen veten të angazhuar në çështje politike dhe pjesë të disa organizatave që kanë punën vullnetare në qendër të tyre, siç është ‘PVN Albania’. Prej Vitit 2020, mban një gradë bachelor-i në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Ndërsa punon për TAR, është i angazhuar edhe si këshilltar lokal për çështjet e Diasporës Shqiptare për logari të ‘IOM’, pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Në Top Albania, Stenaldon e dëgjoni në emisione si “Live From Tirana” dhe “Një Këngë Për Ty”.

Follow Stenaldo