Top Albania Radio & TV & Multimedia. Media e parë e ndërtuar nga mendja e krijuesit të Top Media’s – Dritan Hoxha, plotëson 360* duke mbuluar të gjithë hapësirën mediatike në prag të 30 vjetorit.
E ndërsa 14 Shkurti i 2026 sjell 28 vjetorin e Top (Albania) Radio, 5 vitet e fundit kanë ri-dimensionuar edhe një herë praninë e saj në tregun mediatik shqip-folës. Një brand i fuqishëm, dhe busull orientuese me ikoniken 100.0 mhz në FM, radio e makinave, është tashmë po aq e njohur si përmbajtje televizive, dhe një kanal i mirëfilltë (nr.10 në DigitAlb), një kanal në YouTube me 115.000 të nënshkruar, një aplikacion me përmbatje shqip të mbi 30 podcastesh ditore, javore dhe mujore në çdo kohë, një nga Websitet më të vizituara për informimin dhe argëtimin, si edhe ka ndër faqet sociale më popullore ndër shqiptarët nëpër botë duke vazhduar të jetë një nga shtyllat kryesore në perandorinë mediatike të drejtuar nga Lori Hoxha.
Sinergjia me Top Channel, afrimi me të rinjtë si trashëgimi, në drejtim në programesh, projektesh dhe jo vetëm, si edhe qasja eksperimentale që ka qenë gjithmonë dalluese për TAR, fjala e fundit e teknologjisë, bashkëpunimet e vazhdueshme me eventet e bujshme artistike – kanë qënë kryefjalët në kapitullin e parë të drejtimit të Ledion Liços.
Top Radio premton të jetë e njëjta dhe befasuese duke mos harruar rrënjët dhe duke provuar gjithmonë hapësira të reja në të ardhmen.