Xhoi ka një bazë të gjerë akademike dhe profesionale, të ndërtuar me shumë vite studime, pune me të rinjtë dhe angazhim në çështje sociale. Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin Veterinari UB- Tiranës. Më pas ka ndjekur studimet në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, dega Biokimi. Ka vazhduar disa vite me vone Master dhe Doktoraturë. Ka mbrojtur gradën shkencore doktor në shkencat Anatomike. Është autore e një botimi akademik mbi fiziologjinë dhe krahasimin te humanët dhe kafshët, me të cilin ka mbrojtur edhe doktoraturën.
Xhoi ka mbi 15 vite punë me adoleshentë dhe të rinj. Ka shërbyer si zv/drejtore në një shkollë të bashkuar në Iballe -Pukë për rreth 2 vite.
Ka punuar si mësuese në disa gjimnaze të Tiranës, “Qemal Stafa”, “Partizani”, “Mjeshtria Sportive”, ku ka dhënë lëndet biologji dhe kimi.
Pas përfundimit të studimeve të larta në doktoraturë, ka dhënë mësim për 12 vite në disa universitete private dhe shtetërore.
Përvoja në Institucione dhe Media
-Ka qenë Drejtuese e Burgut të Grave për disa vite, ku ka pasur nën administrim edhe sektorin me vajza adoleshente nën 18 vjeç, një përgjegjësi që kërkon kujdes dhe edukim të thelluar.
-Ka shërbyer si Drejtuese e Administratës së RTV Ora-News për rreth një vit.
-Ka udhëhequr dhe menaxhuar projekte të shumta sociale si drejtore e shoqatës jofitimprurëse ACT-NOW për disa vite.
Nisma dhe Projekte Personale
-Themeluese dhe drejtoreshë e qendrës “Xhoi & Xhulia”.
-Themeluese e ZojArt Academy, një hapësirë që ndërthur edukimin, artin dhe zhvillimin personal. Për adoleshent dhe të rinj!
Autorë Librash
Ka botuar 6 libra, si autore e bashkëautore:
1. Adoleshenca në filtrin e dashurisë
2. Paraadoleshenca – sfidat e prindërimit (bashkëautore me psikologen Anxhela Peza)
3. Fiziologjia dhe krahasimi i saj te njerëzit dhe kafshët (botim akademik – doktoratura)
4. Grua
5. Freedom
6. Labirint në tru – libri më i ri, në bashkëautorësi me Prof. Evans Drishti dhe Endri Beqo.
Angazhimi Publik
1-Opinionbërëse në panele televizive për vite me radhë, ku trajton tema sociale, humane, rinore dhe politike.
2-Aktiviste në luftën kundër dhunës, bullizmit dhe fenomeneve sociale që dëmtojnë të rinjtë dhe adoleshentët.
3-Autore e Rinfest- festival prej 3 vitesh me vetëfinancim. Një kompeticion me nxënës nga mosha 8-20 vjeç.
4-Autore e portalit Gong- news, një portal me lajme rinore.