Aktualitet

Alarm në Sarandë! Të miturit gjejnë një armë zjarri në qendër të qytetit!

Një armë zjarri është gjetur pranë qendrës së qytetit të Sarandës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës. Arma, e llojit pistoletë “TT”, është konstatuar nga tre fëmijë të mitur, të cilët po luanin në vendin e njohur si “15 katëshi”, në rrugën “Onhezmi”.

Sipas informacioneve paraprake, arma e zjarrit ndodhej e futur brenda një çante dore. Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë marrë armën si provë materiale.

LEXO EDHE: Antimafia Italiane godet organizatën italo-shqiptare të trafikut të drogës, 9 të arrestuar në Toskana!

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar personin që ka hedhur armën e zjarrit në rrugë, ndërsa priten verifikime të mëtejshme për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.